Sot protesta e opozitës, Sali Berisha udhëheq demokratët. Ja rrugët që do të bllokohen

Sot në orën 17:00, Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës. Pas thuajse një viti, këtë protestë do ta udhëheqë vetë kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili më më 27 nëntor 2024, ka rifituar lirinë, pasi Gjykata e Posaçme revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Për shkak të protestës, disa rrugë në Tiranë do të bllokohen, përfshirë: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimin tek “Zogu i Zi”, sheshin “Wilson”, “Pallatin me Shigjeta”, dhe kryqëzimin tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”. Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 26 nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?