Sot protesta kombëtare, ora 11.00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas drejt kryeministrisë
E shtuna e sotme do të shënojë për herë të parë një protestë kombëtare popullore pa një lider, ku të gjithë do jenë drejtues dhe protestues njëkohësisht.
Partitë politike i kanë përjashtuar nga pjesmarrja, sepse edhe opozita nuk ngjall besim, thonë protestuesit.
Sot në orën 11.00 do mblidhen fillimisht në Sheshin “Skënderbej” protestuesit nga Tirana dhe krejt Shqipëria në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të karburantëve dhe krejt shportës së ushqimeve jetike për çdo familje.
U bënë tre ditë në protesta para kryeministrisë, por edhe në çdo rreth të vendit. Policia ka arrestuar me dhjetra e dhjetra vetë, të cilët dergjen në qelitë e komisariatëve policore.
Avokatja e Popullit theksoi mbrëmë se ka shumë të rinjë e studentë nëpër qeli.
Ndaj sot pritet që të shikohet sa protestues kombëtarë do mblidhen para kryeministrisë, e cila mbrëmë vonë është blinduar nga frika se mos do të ketë dhunë popullore, pas statusit të kryeministrit nga Turqia kur shkroi “se këta nuk janë popull”.
Me protestuesit deri tani janë bashkuar gazetari i njohur Marin Mema, aktori i madh i humorit Florjan Binaj, regjizori i famshëm Osman Mula, etj.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut njofton se parlamenti miratoi urgjent paketën antikrizë, duke hequr krejt TVSH për mallrat ushqimore dhe bazë të jetës së çdo familje, hoqi TVSH për karburantet,etj.
Pak para fillimit të protestës kryeministri Rama doli me një status në facebook.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

