Sot seanca plenare e parë për 2024, ambasadorët e huaj mbërrijnë në Kuvend

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës për sesionin e ri parlamentar në orën 17:00.

Edhe ambasadorë të vendeve të tjera do të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë me fjalën e presidentit, Bajram Begaj.

Sot pritet të dekretohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimi i Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Po ashtu edhe miratimi i dekretit për emërimin e Adea Pirdenit si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin.

SHKARKO APP