Sot shkrihen 9 Gjykata të Shkallës së Parë. Meta: Harta e re gjyqësore, një anti-reformë

Nga sot, 1 Maj, nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Gjykatat e Shkallës së Parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi se Ramaforma në drejtësi, në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e bëra para 7 vitesh, po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi.

“Nga sot dhjetëra mijëra qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Nga sot për fat të keq dhe Gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen në Lushnjë, në qytetin e Kongresit, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Mat, Tropojë, Përmet etj. Ramaforma në drejtësi në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e bëra para 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe po u rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Meta tha edhe se harta e re gjyqësore është një anti-reformë, pasi nuk merr parasysh largësinë e qytetarëve nga gjykatat dhe mundësitë e kufizuara të transportit. ”Më 14 Maj qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër Ramaformës, e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të paarritshme, edhe më të shtrenjtë, në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?