Sot takimi i dytë i “Ballkanit të hapur” në Ohër. Marrëveshjet që pritet të nënshkruajnë liderët

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sërish sot në Ohër për takimin e dytë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Një ditë më parë, u takuan kryeministri Edi Rama me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç; presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Tegeltija, Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në Ohër, në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Malit të Zi janë në rolin e vëzhguesit, ndërsa pritet që Abazoviç të japë konfirmimin e futjes së Malit të Zi apo jo në Open Balkan.

SHKARKO APP