Sot Tirana në “paralizë”, ja rrugët që do të bllokohen nga PD

Opozita do të mbajë sot protestën e radhës kombëtare, të thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha, e cila do të jetë e përqëndruar vetëm në Tiranë ku do të ketë bllokim të 5 akseve kryesore në kryeqytet.

Do të bllokohet rruga pranë Bashkisë së Tiranës, ku do të jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9, 10 dhe 14.

Gjithashtu, do të bllokohet edhe rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në secilin prej akseve të bllokuara, demokratët do të udhëhiqen nga deputetët dhe kryetarët e degëve të shpërndarë nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas kërkesës së dorëzuar në Policinë e Tiranës, protesta pritet të nisë në orën 17:00 dhe pritet të përfundojë në orën 20:00. Por ndërkohë blutë e kryeqytetit i kanë kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike me arsyetimin se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi.

Akset që do të bllokohen:

1-BASHKIA E TIRANËS

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputete: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

2-RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamez, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

3-RRUGA E ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula,

4-SHESHI “WILSON”

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,

5-“PALLATI ME SHIGJETA”

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?