Sot u hap tuneli i Murrizit, Rama: Shqipërinë do ta pashaportizojmë në Evropë

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të radhës me ndjekësit, foli edhe për hapjen e tunelit të Murrizit. Ai tha se të gjitha investimet e reja në Shqipëri do të kryen me standarde evropiane.

“Sot jam çliruar nga një makth, Tuneli i Murrizit, një kurth i natyrës. Kur puna po ecte plasën ujërat dhe na shtynë afatet. Sot mbaroi odiseja e pafundme. Tani stafi që merret me këtë kronike mezi ka gjetur ca komente. Faleminderit atyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive. Cdo vepër që ne ndërtojmë është vetëm me standarde evropiane.

Ne e kemi ndarë mendjen që do ta bëjmë këtë vend anëtare të BE. Shqipërinë do ta pashaportizojmë në Evropë me standarde. Kjo vepër është bërë me PPP dhe i ka kushtuar shtetit shumë më pak, sikur privati mos t’i bënte me shpenzimet e paparashikuara kur plasi uji në tunel”, shprehet Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?