Sot u shfaq Covid-19 në Tiranë? Forcat e policisë blindojnë kryeqytetin, pika kontrolli në çdo zonë
Pas thirrjeve të qeverisë ”Rama 2”, për shtim të kontrolleve për qytetarët që nuk mbajnë maska në rrugë, mëngjesin e sotëm nëpër rrugët e Tiranës janë parë forca policore, të shumtë në numër. Duket sikur sot është shfaqur virusi në Shqipëri, dhe deri më dje nuk ka pasur kontrolle nga Policia e Shtetit, përderisa sot janë shtuar në çdo zonë të populluar.
Shifrat janë alarmuese, por është detyrë e shtetit që të menaxhojë situatën, jo faji i qytetarëve. Ato tashmë që zgjedhjet po afrojnë, qeveria ”përvesh” mëngët dhe do të tregojë se po lufton me Covid-19? Pse nuk ishin deri më dje këto masa? Pse uniformat blu kanë lejuar grumbullime, qofshin ato edhe të PS-së?
Uniformat blu kanë marrë në dorë situatën për të kontrolluar imtësisht çdo qytetar që shkel rregullat vendosura nga Komiteti Teknik, një prej tyre është mbajtja e maskës në ambiente publike. Mosmbajtja e saj sjell ndëshkimin me 30 mijë lekë. Në raste kur qytetarët nuk kanë mjet identifikimi me vete, shoqërohen në komisariat, gjobiten dhe më pas lihen të lirë.
Nga sot Shqipëria mbyllet në orën 20:00. Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë për të bërë publike masat e rejsa dhe rritjen e jobave për bizneset që nuk respketojnë masat. Ndëshkime të shtuara do të ketë edhe për mbledhjet e zhvilluara nga partitë politike.