Spahiu: Kjo është e qëllimshme, të mos financosh edukimin e brezit të ri do të thotë të ngelesh skandaloz afat-gjatë
Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka komentuar raportin e OECD, sipas të cilit Shqipëria jo vetëm që ka pak fonde për arsim, por as nuk i mirëpërdor ato.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se “është e tmerrshme të mendosh (un e besoj) që kjo situatë është e qëllimshme”.
“Pa financim nuk mund të kemi as mësimdhënie e as mësimnxënie cilësore dhe pa arsim cilësor nuk mund të ofrojmë asgjë për asnjë lloj investimi të mirëpaguar.
Ndaj LSI ka ndërmarrë dhe nismën Arsim për Punësim”, thekson ish deputeti.
POSTIMI:
Jemi skandaloz në çdo sektor, por të mos financosh edukimin e brezit të ri do të thotë të ngelesh skandaloz afat-gjatë.
Është e tmerrshme të mendosh (un e besoj) që kjo situatë është e qëllimshme.
E qëllimshme është dhe politika shpopulluese e vendit kur 12 herë më shumë shqiptarë largohen nga vendi në krahasim me serbët apo katër herë më shumë se kosovarët.
Ndaj dhe LSI ka vënë theksin në edukim dhe arsimimin cilësor dhe kjo nëpërmejt rritjes së buxhetit për arsimin.
Pa financim nuk mund të kemi as mësimdhenie e as mësimnxënie cilësore dhe pa arsim cilësor nuk mund të ofrojmë asgjë për asnjë lloj investimi të mirëpaguar.
Ndaj LSI ka ndërmarë dhe nismën Arsim për Punësim.