Spahiu: Kjo është qeveria më anti-biznes

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se qeveria “Rama” ka çuar në falimentim biznesin e vogël për shkak të politikave të gabuara.

“Nëse ka qeveri më anti-biznes, sidomos atij të vogël e të mesëm, është vetëm kjo e jona, që, prej shtatë vitesh e ka degjeneruar, me taksa, gjoba, korrupsion e klimën më skandaloze të të bërit biznes. Sot KM-ja del e flet për ta, ndërkohë që prej shtatë vitesh shoqërohet nga protesta e ulje qepenash të biznesit të vogël dhe të mesëm në të gjithë Shqipërinë”,- shprehet Spahiu në një postim në Facebook.

Spahiu shprehet se pasi e shkatërroi biznesin me taksa për tetë vite, kryeministri nuk mund t’i rregullojë dëmet me ndryshimet aktuale.

“Nuk mundet të mbulosh dëmet mbi biznesin në shtatë vite kur, rrite tatim fitimin me 50%, tatimin progresiv deri 23% për punën dhe jo fitimet (taksë që po e lë vendin pa shtresë të mesme) vendosjen e TVSH 20% për biznesin e vogël, me manovra thjesht elektorare gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Tatimi i ulur dhe i sheshtë, kontakti zero me tatimore gjobvënës, taksa të ulura dhe të pranueshme, mbështetje e punëve të mirëpaguara dhe atyre që nisin një biznes të ri, do bëjë që biznesi i vogël dhe i mesëm të ngre kokë, të fitojë dhe punësojë më shumë. Koha e pallavrave dhe mashtrimeve ka mbaruar!”,- shkruan Spahiu në Facebook.

SHKARKO APP