Spahiu: Lideri global shëtit hipur në preshin fluturues. Rilindja po e fut Shqipërinë në një humnerë të zezë financiare

Ish-deputeti i LSI-së, njëherësh edhe një nga ekonomistët më të mirë në vend, Përparim Spahiu, ka analizuar situatën ekonomike në vend. Teksa ironizon fluturimet e kryeministrit Edi Rama sa në Ankara e në Athinë, thotë se lideri global shëtit hipur në ”preshin fluturues”, por që borxhet e qeverisë po hollojnë arkën e shqiptarëve.

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti ka publikuar edhe një deklaratë të ministrit Arben Ahmetaj, i cili thoshte se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë lekë, kur në fakt ka marrë 110 milion euro dëmshpërblim nga shteti.

”Ka nisur sekuestrimi i llogarive të Shqipërisë jashtë vendit, siç ishte rasti i fundit me honoraret në Eurocontrol, m’u kujtua kjo deklaratë e ministrit të Rrënimit, i cili pa iu dridhur qerpiku tha dikur se Becchetti nuk do marrë “asnjë lek”. Rilindja po e fut Shqipërinë në një humnerë të zezë financiare. Që nga 25 prilli nisim ringritjen e vërtetë dhe buxhetin ja kthejmë shtetit dhe qytetarit”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Ndërkohë që lideri global shëtit në Ankara dhe Athinë, hipur në preshin fluturues për zgjidhjen e halleve të botës, borxhet e qeverisë vazhdojnë ta hollojnë arkën e shtetit shqiptar.

110 milionë eurove për biznesmenin Francesco Becchetti u shtohen edhe 45 milionë dollarët për firmën greke Aktor. Të gjitha këto do të paguhen me taksat tona.

Ndërkohë që ka nisur sekuestrimi i llogarive të Shqipërisë jashtë vendit, siç ishte rasti i fundit me honoraret në Eurocontrol, m’u kujtua kjo deklaratë e ministrit të Rrënimit, i cili pa iu dridhur qerpiku tha dikur se Becchetti nuk do marrë “asnjë lek”!

Rilindja po e fut Shqipërinë në një humnerë të zezë financiare. Që nga 25 prilli nisim ringritjen e vërtetë dhe buxhetin ja kthejmë shtetit dhe qytetarit. #ShqiperiaShtepiaJuaj.

SHKARKO APP