Spahiu: LSI ka ambicie shumë të mëdha për zgjedhjet e ardhshme, duam të jemi përcaktues në qeveri

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu foli edhe për situatën politike brenda LSI-së.

Spahiu tha se zgjedhjet në këtë parti do të mbahen në periudhën shtator-tetor.

Ai shtoi se në LSI ka pasur gjithmonë garë dhe se zgjedhjet e ardhshme kjo parti ka ambicie të mëdha.

Përparim Spahiu: LRI sapo mbylli eventin e Jalës që është një traditë 12 -vjecare, çka tregon s enë kushte pandemie mund të bëhet edhe jeta sociale dhe ajo politike. LSI periudhën shtator-tetor e ka periudhë zgjedhore, pasi zgjedhjet e fundit janë bërë në vitin 2016. Do të ketë zgjedhje për kryetarin e partisë, për krerët e bashkive dhe për anëtarësimet.

LSI ka pasur gjithmonë garë. Shpresoj që të ketë garues për postin  kryetarin. LSI është një realitet politik në vend dhe ka ambicie shumë të mëdha për zgjedhjet e ardhshme. Duke pasur parasysh edhe janë terren që askush nuk e deshte, por për të bëjë politikë dhe për të ardhmen e vendit, të gjithë janë të mirëpritur.

Spahiu theksoi se synimi i LSI-së është që të marrë sa më shumë vota dhe të jetë sa më përcaktuese në qeverisje.

Përparim Spahiu: Ne e kemi shpallur më herët, para dy vitesh, për kryerjen e Vettingut të kandidatëve në LSI. Ka qenë shqetësimi ynë dhe i kryetarit të LSI që të kemi kandidatë sa më pastër. Sigurisht që është synimi i çdo subjekti politik fitorja me sa më shumë vota dhe sa më shumë vende në parlament, që të jetë përcaktuese në qeveri. Ka qenë në 2009 dhe 2013, por LSI nuk ka qenë në krye të kryeministrisë apo ministrisë së Financave. Synimi është që të marrim maksimumin që të mos tolerojmë dhe të mos ndodhemi përballë një kryeministri si ky aktual.

Spahiu: Veliaj tenderon shkolla 2-3 herë më shtrenjtë se në BE, ndërtimi po pastron para

SHKARKO APP