Spahiu: LSI s’duhet të prodhojë kryeministra që s’janë me teserën e saj
Përparim Spahiu, i cili garon për Kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se tashmë kjo forcë politike është pjekur dhe ka të gjitha mundësitë për të qënë formacion i parë politik në vend. Spahiu thekson se LSI nuk duhet të vazhdojë të prodhojë kryeministra, që sic deklaroi ai nuk janë me teserën e saj por të angazhohet për të fituar një pozicion të ri politik. Spahiu në platformën për drejtimin e LSI, parashikon dhe një analizë të hollësishme mbi bilancin e qeverisjes 3 vjecare me Partinë Socialiste.
Kandidati për Kreun e Lëvizjes Socilsite për integrim Përparim Spahiu, platfromën e tij për drejtimin e kësaj force poltike e ka mjaft ambicioze. Duke diskutuar me strukturat e Dibrës, të cilët i përfaqëson dhe në parlament Spahiu, Levizjen Socialiste për Integrim e sheh si potencial për të qënë forcë e parë politike.
Spahiu: Sepse unë mendoj, që Lsi, e ka mbrritur tashmë pjekurinë e vet politike dhe i ka dhënë me të tepërt provat e veta, për të fituar një pozicion të ri, në politikën shqiptare. Një rol të mirëfilltë udhëheqës në nivel kombëtar. LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër koridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare!
Spahiu, thotë se qytetarët janë të lodhur nga hallet dhe problemet, ndërsa forcat politike janë të veshura vetëm me retorikë boshe.
Spahiu: Sepse jeni lodhur dhe jeni rraskapitur të dashur vëllezër dhe motra, duke dëgjuar përralla dhe vetëm përralla, që thirren ndryshe në gjuhën politike, retorikë boshe! Ndërsa Lsi, është një forcë politike e njeriut për njeriun, prandaj dhe ne shpesh e thërrasim njeri tjetrin në partinë tonë, “si je vlla?!”, apo “cfarë të bëj për ty vlla?!”
Në platformën e tij si kandidat për të kryesuar LSI, Spahiu thotë se do të kërkojë që të hapet një diskutim në brendësi të partisë, mbi bilancin e qeverisjes 3 vjecare me Partinë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

