Spahiu: Më 25 prill ndahemi nga e keqja që ka përfshirë vendin, e frymëzuar nga modeli korruptiv i Rilindjes

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Përparim Spahiu ka komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

Përmes një postimi në facebook, Spahiu nënvizon se 25 prilli është një ditë referendumi për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja që ka përfshirë vendin, sipas tij e frymëzuar nga modeli korruptiv i Rilindjes.

 ”Shteti do t’i kthehet qytetarit dhe nuk do jetë më në dorën e pushtetarit dhe oligarkut. Porositja e ligjeve sipas idesë së partnerëve në krim të qeverisë nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë”,-shkruan më tej Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria, një shtet i kapur nga korrupsioni”. Një lajm i keq, një panoramë e zymtë por jo e panjohur për ne, vjen në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit. Ç’do bëjmë, do bashkëjetojme me këtë situatë? Kurrsesi!

25 prilli është një ditë referendumi për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja që ka përfshirë vendin, e frymëzuar nga modeli korruptiv i “Rilindjes”. Shteti do t’i kthehet qytetarit dhe nuk do jetë më në dorën e pushtetarit dhe oligarkut. Porositja e ligjeve sipas idesë së partnerëve në krim të qeverisë nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë.

Opozita e Bashkuar ka një plan të qartë për ta ndryshuar rrënjësisht situatën në vend. Shteti nuk do të jetë më lodra private e KM dhe klientëve të tij. Ju ftoj të lexoni disa nga gjetjet kryesore të raportit të DASH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?