Spahiu: Ne dhe pasardhësit tanë duhet të punojmë për borxhet e Ramës. Qeveria e re do të japë llogari para popullit

Drejtuesi i LSI-së në Tiranë si dhe drejtuesi politik për zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark, Përparim Spahiu thotë se ne dhe pasardhësit tanë duhet të punojmë për të larë borxhet e qeverisë Rama. Përmes një postimi në facebook, ku thekson se borxhi i jashtëm u shtua me 1 miliard euro në 2020, ku pohon se më 25 prill i hapim rrugën një maxhorance që jep llogari para ligjit dhe popullit.

Postimi i plotë

Ne dhe pasardhësit tanë duhet të punojmë për të larë borxhet që lë pas kjo qeveri e papërgjegjshme. E paaftë për të vjelë të ardhurat e planifikuara në buxhet dhe duke qenë se koncesionet korruptive marrin llokmën kryesore të financave, KM në largim sheh rritjen e borxhit si të vetmen rrugëzgjidhje.

Mjafton që taksidarët të punojnë për arkën e shtetit dhe jo për xhepat e shefave dhe financat publike kthehen në rrjedhën normale të një shteti funksional.

Me këtë qeveri kjo s’mund të ndodhë! Më 25 prill i hapim rrugën një maxhorance të re që jep llogari para ligjit dhe popullit. Shteti i qytetarit, jo i oligarkut dhe pushtetarit.

SHKARKO APP