Spahiu në zonën e Institutit: Bashkia ka bllokuar rrugët e kalimit. 25 Prilli dita për t’u çliruar nga arroganca
Kreu i LSI-së Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet, Përparim Spahiu në një takim me banorët në zonën e Institutit Bujqësor, thotë se përtej shumë probleme, së fundi ata po vuajnë edhe nga bllokimi i rrugëve të kalimit nga Bashkia.
Sipas tij, fëmijët kalojnë mure që kanë bllokuar rrugët ekzistuese me shkallë të improvizuara për të vajtur në shkollë. Spahiu nënvizon se 25 Prilli dita e kthimit në normalit të parlamentarizmit dhe qeverisjes.
‘’25 Prilli dita për t’u çliruar nga arroganca, abuzimi me pushtetin, mungesa e transparencës së projekteve që ndikojnë direkt në jetët e familjeve shqiptare. 25 Prilli dita e kthimit në normalit të parlamentarizmit dhe qeverisjes”,-shkruan Spahiu në facebook.
Postimi i plotë
Në një nga zonat më të lëna pas dore, ajo e banorëve të Institutit Bujqësor.
Hallit të legalizimit të banesave, problemeve të mëdha infrastrukturore, mungesës së ujit të pijshëm i është shtuar dhe bllokimi i rrugëve të kalimit nga projekti i rindërtimit prej Bashkisë.
Fëmijët kalojnë mure që kanë bllokuar rrugët ekzistuese me shkallë të improvizuara për të vajtur në shkollë.
25 Prilli dita për t’u çliruar nga arroganca, abuzimi me pushtetin, mungesa e transparencës së projekteve që ndikojnë direkt në jetët e familjeve shqiptare.
25 Prilli dita e kthimit në normalit të parlamentarizmit dhe qeverisjes.