Spahiu: Nëse BE hyn në luftë me Rusinë, do të mbyllin zonën Shengen dhe jo vetëm për Shqipërinë
Analisti Kreshnik Spahiu, duke komentuar deklaratat e Tanja Fajon në Tiranë dhe aktualitetin në BE, shprehu mendimin e tij se mund të vijë një moment që Bashkimi Europian të mbyll zonën Shengen për vendet jo anëtare, përfshi dhe Shqipërinë. Për të kjo mund të ndodh me një konflikt të përshkallzuar me Rusinë.
”Shqipëria duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e BE. BE dhe planeti nuk rrotullohen në Tiranë. BE mund të jetë në prag të futjes në luftë më thellë me Rusinë. Dhe në rast se lufta përfshin BE, shtetet e BE-së janë të detyruar te mbyllin zonën Shengen, jo vetëm për Shqipërinë.
Europa nuk është e rrezikuar nga 1 milion shqiptarë, por nga dyndja ilegale 1 miliard arabëve, kinezëve, afrikanëve që dëshirojnë të vijnë në mënyrë ilegale për varfëri, diktaturave, shkeljes së lirisë. Tentojnë të vijnë në BE dhe nuk mund të menaxhohet një situatë dhe BE nuk mund të përballojë një dyndje të lartë”.