Spahiu: Qytetet e BE-së kanë 500 mijë kampe me refugjatë! Afganët nuk e penguan turizmin në Lezhë

Duke ju përgjigjur kritikuesve të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët se do të dëmtohet turizmit, juristi Kreshnik Spahiu thotë se në qytete të BE-së kanë 500 mijë kampe refugjatësh. Për të në dy pika turistike shumë të frekuentuara në Shiqipëri, siç është Gjiri i Lalëzit dhe Lezha ka aktualisht dy kampe refugjatësh dhe nuk e pengojnë aspak turizmin.

”Të gjithë ata që thonë do të shkatërrohet turizmi lezhjan unë do t’i them disa fakte. E para në dy zona turistike shumë të zhvilluara në Shqipëri, janë dy zona që kanë kampe. E para është Gjiri i Lalëzit, ku ndodhet kampi i muxhahedinëve.

Në Lezhë nuk kanë kryer asnjë krim emigrantët afganë dhe nuk janë bërë pengesë për zhvillimin dhe bumit turistik. Të gjitha ata thonë se do të shkatërrohet Lezha apo Gjiri i Lalëzit janë mashtrues amatorë. 

Në Berlin, në Marsejë, Nicë në Austri, në qytete kryesore, janë afro 500 mijë, gjysmë milioni kampe emigrantësh. Jo ne periferi dhe të izoluar, por në qendra të hapura dhe nuk është shkatërruar as turizmi, spanjoll, as britanik, as holandez, as gjerman, është një gënjeshtër e madhe të futen nota racizmi”,-tha Spahiu në ”Report TV”.

SHKARKO APP