Spahiu: Rama të kërkojë falje që propozoi Xhelilin kryebashkiak

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu kërkoisot nga kryeministri Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike që ka propozuar për kryetar bashkie Shukri Xhelilin.

“Ajo që dua të theksoj se fakti që është shkarkuar duhet të shoqërohet edhe me një kerkesë falje nga ata që e  propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan”, tha ai.

Përparim Spahiu është një prej deputetëve të LSI në Dibër, i cili pak muaj më parë denoncoi faktin se ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili nuk pranon të komunikojë as me qytetarët, por as me deputetët e kësaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?