Përparim Spahiu takon banorët e Unazës: Kompensim i banesave të shembura me vlerën e tregut

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorët e Unazës së Re në Tiranë, banesat e të cilëve u shembën pak muaj më parë nga qeveria. Spahiu ka deklaruar se banesat e shembura do të kompensohen me vlerën e tregut.

“Takimi me ata që vuajtën shembjen e shtëpive, dhunën dhe gazin lotsjellës nuk është aspak i lehtë. Edhe pse ishte takim me struktura të njësisë 8 biseda u bë si banorë dhe përfaqësues politikë që nesër janë gati të marrin përgjegjësitë e dhëna me votë prej tyre për të zgjidhur hallet qe ata kanë. Kompensim të të gjitha shtëpive të shembura me vlerën e tregut por dhe uljen e taksave, çmimin e lartë të ujit apo energjisë elektrike që i ka varfëruar në ekstrem”,- deklaroi Spahiu.

SHKARKO APP