Spahiu tregon pse Amerika nuk po dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.
”Pse presidenti Trump nuk ka nisur ambasador në tre shtete të rajonit aktualisht si Shqipëria, Kosova dhe Serbia? Ballkani aktualisht është jashtë axhendës së SHBA-ve. A do ketë zgjidhje, patjetër me kalimin e kohës, sepse nuk mund të zgjasë katër vjet”, tha ai në ”Report Tv”. Gjendja aktuale, me distancimin e SHBA-ve, kur Kosovës i nevojitet më shumë, e vështirëson pozicionin politik dhe ushtarak. Ai shpjegon edhe gabimin e Kurtit.
”Albin Kurti u vonua me projektin e Biden, me projektin franko-gjerman, kur edhe nga miqtë iu kërkua që ta pranonte se ishte më i miri. Por çfarë rrezikon Kosova? Rrezikon një projekt si me Palestinën, ndryshe nga projekti franko-gjerman, sepse Trump ka një projekt ndryshe nga ai i Biden. Trump nuk pranon protagonizmin e BE-së. Nuk e dimë këtë projekt, por Kosova pa mbështetjen e SHBA-ve, nga do e marrë ndihmën? Ndaj mendoj se Kurti gaboi rëndë që nuk pranoi projektin franko-gjerman”.
KOHA JONË SONDAZH

