Spaho: Në PS kërkojnë ta shohin PD-në jashtë Parlamentit

Pas vendimit të Byrosë Parlamentare për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha për 10 ditë nga Kuvendi, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili tha se vendimi ishte i pritshëm, por se akuzat e Berishës në Parlament ishin me karakter politik ndaj kryeministrit.

“Nuk është se prisja ndonjë vendim ndryshe nga ajo që ishte formuluar ne kërkese, me mekanizmin e votave që kanë në Byro dihet përfundimi i mbledhjes. Por unë theksova se gjithçka që është cituar dje nga ish kryeministri Berisha në seancë, kanë qenë akuza me karakter politik që i janë drejtuar direkt kryeministrit të cilat prisnin përgjigje por që kryeministri i bëri bisht. Është e disata herë që ndodhemi në një situatë të tillë. Mendoj që është kthyer për të qeshur e për të qarë pasi po të jesh deputet me lidhje me krimin, kontrabandist, trafikant apo të jesh zhvatës i fondeve publike konsiderohesh i nderuar, respektohesh dhe ke vend në Parlament”, thuhet në deklaratën e nënkryetarit të PD.

Më tej, Spaho shprehet se një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë Parlamentit kur afrohet momenti i votimit të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më është krijuar bindja pasi është e disata herë që sapo i afrohemi momentit të votimit të Reformës në Drejtësi, një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë parlamentit dhe ndaj ndërmarrin iniciativa të tilla që realizohen lehtësisht me mekanizmin e votës që kanë në Byronë e Kuvendit”, thotë Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Taulant Balla u shpreh as përfundimit të mbledhjes se rasti i Berishës ishte i përsëritur dhe nuk mund të tolerohej.

“Më vjen keq që është një rast i përsëritur nga një ish-kryeministër, gjë që detyroi Byronë e Kuvendit të marrë vendimin maksimal. Megjithatë, kjo është rregullorja e miratuar nga të gjitha palët e Kuvendit dhe si të tillë nuk mund ta shkelim atë”, tha Balla pas përfundimit të mbledhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?