Spaho ngushëllon familjen e viktimës së përmbytjeve‏

Nënkryetari i Partisë Demokratike përsërit kërkesën e opozitës për shpalljen e gjendjes së emergjecës civile e shumëfishimin e mjeteve e resurseve qeveritare për familjet në fatkeqësinë natyrore

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ishte në Vërdovë të Pogradecit për të ngushelluar nga afër familjarët e viktimës 38 vjeçare e cila humbi jetën nga përmbytjet.

Spaho përsëriti edhe një hetë apelin e opozitës dhe të Kryetarit Basha që qeveria të jetë më e përgjegjshme në këtë situatë alarmante. Rama duhet të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës civile, tha ai.

“Sot patëm një viktimë nga përkeqësimi i menjëhershëm i motit në një zonë e cila nuk është në hartën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin. Ne kemi insistuar që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, sepse ju e kuptoni që me këtë përkeqësim të motit, situata është skandaloze dhe problematike në rrethet e Fierit, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës. Shtabet vendore aty nuk janë në gjendje, nuk kanë burime materiale, logjistike dhe mjete financiare që të mund të përballojnë gjithë këtë problematikë të shkaktuar në një javë. Qeveria të braktisë show-n mediatik se e ka gjithçka nën kontroll, pasi në kontroll nuk ka as oborrin e kryeministrisë. Ti lërë fjalët e ti përvishet punës, pasi këta banorë po heqin pikën e zezë”, tha Spaho.

SHKARKO APP