Spaho për “KJ”: Për BE-në plotësimi i kushteve nuk është lojë fjalësh. Rama, i tmerruar nga humbja e pushtetit

Bisedoi: Herion Mesi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaron se mesazhet e dhëna nga Komisioni i Venecias, Parlamenti Europian dhe Komisioni i tij i Jashtëm janë fare të qarta: Shqipëria nëse dëshiron të hapë negociatat duhet të punojë seriozisht dhe të plotësojë të 15 kushtet që fillojnë me miratimin e Kodit Zgjedhor, krijimin e Gjykatës, Kushtetuese, dhënien e verdiktit nga kjo për zgjedhjet moniste të vitit të kaluar, hetimin e dosjeve të vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të gjithë çështjet e tjera të vendosura në dokumentin e Bundestagut gjerman dhe miratuar më pas nga Komisioni Europian.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Spaho thekson se për Bashkimin Europian plotësimi i kushteve për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk është lojë fjalësh. Por, thotë ai, Edi Rama e shikon këtë si një proces ku më të interesuar janë europianët se sa Shqipëria, ndaj dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për plotësimin e kushteve të vendosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është kjo arsyeja, thotë Spaho, se si në rezolutën e miratuar para pak ditësh nga Parlamenti Europian me shumicë absolute votash, ashtu edhe në mbledhjen e së hënës të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit, mbizotëroi shqetësimi që në Shqipëri jo vetëm nuk ka progres, por po bëhen hapa shqetësues prapa.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm në një regjim si ky i Shqipërisë, prishet natën dhe nën pandemi Teatri Kombëtar, i marrë nën mbrojtje nga institucionet ndërkombëtare si trashëgimi kulturore europiane. Se sa serioze është gjendja në Shqipëri dhe sa prapa ka bërë demokracia e treguan vendimet e Komisionit të Venecias për përpjekjet e maxhorancës për të marre kompetencat e Presidentit të Republikës në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe shtrirjen e kontrollit të plotë mbi këtë institucion. Paralelisht me të ishte rrëzimi i ligjit të turpshëm për kontrollin e medias kundërshtare të Edi Ramës, dhe veçanërisht, mediave online”, shprehet nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Shënim: Intervista e plotë me nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho do të botohet nesër në “Koha Jonë” në versionin print dhe online!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?