Spaho për pretencën e dhënë nga Prokuroria: Po përpiqen të dënojnë denoncuesin
Nenkryetari i PD, Edmond Spaho nga Gjykata Penale ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria për Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim.
“Përpiqen të dënojnë denoncuesit. Ata që sakrifikojnë edhe integritetin personal” ka thënë ndër të tjera Spaho.
DEKLARATA E N/KRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO, PAS SEANCËS PËR SALIANJIN NË GJYKATËN PENALE
Edmond Spaho: Nuk pati asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë, të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, madje dhe qesharake.
Nga sa kuptuam nga referimi i Prokurorisë viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafa, ish ministri i Brendshëm i maxhorancës. Konkluzion të cilin e konfirmoi edhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Kolë Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës i cili mendon të kalojë vetingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.
Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”.
Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vejë pas hekurave lidhjet e krimit të organizuar, trafikantëve në nivelet më të larta qeveritare.
Në fakt me gjyqin e sotëm pamë sesi trafikantët, mafia, krimi i organizuar në bashkëpunim me nivelet më të larta qeveritare përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë edhe integritetin personal në interes të vendit dhe të kësaj qeverie.
KOHA JONË SONDAZH

