Spaho: Zgjedhje moniste, PS po çon njerëzit të votojnë 2-3 herë
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho në një deklaratë për ”Report Tv”, deklaroi se procesi i votimit ka qenë i qetë pavarësisht provokimeve nga ana e PS. Ai tha se njerëzit janë detyruar të dalin në votime duke u kërcënuar se do të hiqen nga puna ose do t’u hiqet kempi.
Deklarata
Është për të ardhur keq që pas 30 vjetësh demokraci mu kujtuan skenat nga mesi i viteve ’70 dhe pergjate viteve ’80 kur kam votuar në diktaturë. Votimet që po bëhen sot janë një farsë e vërtetë të organizuara nga një parti, që kujdeset t’i çojë në rresht votuesit për të votuar. Ajo administron procesin zgjedhor, madje nga faktet që janë publikuar deri tani ka filluar ti numërojë kutitë megjithëse procesi i votimit nuk ka përfunduar.
Ndersa ne diktature po te mos votoje te internonin, sot gjithandej kam konstatuar që administratës publike i behet presion qe nëse nuk voton, të hënën nuk do të jenë në punë, atyre që marrin ndihmë ekonomike i është thënë që do ju hiqet ndihma, te semureve do ju hiqet KEMPI, e kështu me radhë. Nga informacionet qe disponojme ka një alarm në strukturat e PS-së dhe po i cojnë njerëzit të votojnë nga 2-3 herë per te rritur pjesmarrjen. Kjo sepse qytetarët kanë reaguar, dhe refuzimi ka qenë masiv.
Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk kanë votuar më shumë se 8 % e zgjedhësve. Dukuria kryesore e dites se sotme jane përpjekjet masive të drejtuesve të PS, të instituciineve dhe ndërmarrjeve shtetërore për të çuar punonjësit të votojnë me çfarëdolloj çmimi kundrejt kërcënimeve qe ju behen atyre.
Gjithashtu theksova qe kemi porositur të gjithë përkahësit tanë që të mos bien pre e provokimeve të mos ketë incidente pasi kjo është në interesin e Rilindjes dhe Edi Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

