SPAK çon në Apel vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun

SPAK çon në Apel vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun.

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar sot në Apel vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rinisjen e hetimeve ndaj Mediut për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.

Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet.

SHKARKO APP