SPAK çon në Gjykatën e Posaçme ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarin Fatos Lulo
SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO, Bashkim Dedjan, që ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulon ish-anëtar i kësaj gjykate, pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Njoftimi i SPAK
Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Në të njëjtën datë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/3 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit:
Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

