SPAK çon për gjykim Kokën e Bllakon. Monika Kryemadhi: Po Subashi, Agaçi e Rama ku janë?

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK-ut se ka mbylluar hetimet për inceneratorin e Fierit dhe ka çuar për gjykim ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shkruan: 

SPAK apo “pak”?!
U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.
U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.
Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.
Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?
Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?

SHKARKO APP