SPAK pranon GJKKO-në, rëndohet akuza për Ilir Beqajn

Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria e Posaçme ka pranuar këtë kërkesë të gjykatës.

Kjo është një akuzë më e rëndë se sa ajo që kishte dërguar Prokuroria në seancën paraprake.

“Ne pranojmë të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokurorit e posaçëm.
Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse iu dha kohe te pandehurve te paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

 

SHKARKO APP