SPAK do thërrasë një ish-ministër dhe një ministër për hetimet e inceneratorëve

Zhurma e madhe e këtyre ditëve dhe akuzat e opozitës, pa harruar emisionin Opinion të Fevziut që nxorën fakte të reja për pazarin korruptiv të incerenatorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ka sjellë aktivizimin e dosjes në SPAK.

Të ndodhur nën presionin e publikut se pse ky korrupsion gjigand nuk po hetohet ose po mbahet në sirtaret e prokurorisë, mësohet se mbrëmë prokurori që ka dosjen hetimore ka vendosur thirrjen e një ish-ministri dhe një ministrit të Ramës, të cilët njeri ka firmosur me shpejtësi, kurse aktuali ka bërë fallsfikime dhe kalimet e shumave disa milionë euro në drejtim të kompanisë fituese, e cila dyshohet se ka fituar me korrupsion.

Po kështu ka informacione se kryeministri dhe mazhoranca janë të shqetsuar nga kjo hapje e kësaj dosje dhe po bëjnë gjithë tratativat që vrulli i prokuroritt të SPAK të ulet deri në mbyllje të dosjes.

SHKARKO APP