SPAK dorëzon në polici urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn, pritet shpallja në kërkim ndërkombëtar
SPAK-u ka dorëzuar këtë të enjte në polici urdhër-arrestin për ish-ministrin dhe ish-numrin dy të qeverisë Rama, deputetin Arben Ahmetaj. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
Kuvendi vendosi të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesave të Ahmetajt, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, kontrollet janë ushtruar në 7 banesa ku janë sekuestruar dokumenta, kompjuterë laptopë, telefona celularë USB, dhe materiale të cilat do të verifikohen.
Ndaj ish-ministrit dhe ish-zv/kryeministrit po zhvillohet edhe një proces për korrupsion në gjashtë episode si dhe për pastrim parash. Avokatët e Ahmetajt kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK-ut, i cili ndonëse kërkoi autorizim. Sipas tyre Ahmetaj është në Britaninë e Madhe.