SPAK heton tenderat për maskat dhe ushqimet. Merret në pyetjes ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
SPAK po heton në lidhje me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet, e ndërkohë po verifikohet edhe roli i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“News 24” raporton se gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.
SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.
Për këtë arsye mësohet se është marrë në pyetje ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera.
Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.
Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike.