SPAK kërkoi arrestimin, Sali Berisha tregon skenarin: Gati mosbindja civile në të gjithë Shqipërinë

Protestat masive të qytetarëve do të pasojnë lëvizjen e SPAK-ut që ashpërsoi masën e sigurisë duke kërkuar arrestimin e Sali Berishës? Ai nënvizoi se mosbindja civile do të nisë shumë shpejt në gjithë Shqipërinë, por jo për këtë arsye. Berisha e cilësoi çështjen e tij me drejtësinë si personale dhe theksoi se do të pranojë vendimin e Parlamentit cilido qoftë ai, por arsyeja e vërtetë pse shqiptarët do të mbushin sheshet është shkelja e të drejtave të opozitës nga Rama.

“Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë.

Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare. Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme”,-tha Berisha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Berisha zbuloi detaje mbi mënyrën se si do të protestohet, duke zbuluar se beteja do të jetë e përditshme. “Do të jetë shumëformëshe dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet. Protesta njëditore nuk do të ketë. Do të ketë protesta të vazhdueshme. Shqiptarët e dhanë mesazhin në 14 Maj. Të ecim drejt fitores, me Edi Ramës zgjedhje s’ka. Këto ishin dy mesazhet. Beteja do të jetë e përditshme, Rama nuk mund të jetë më. Edi Rama e ka inkriminuar veten në shkallë të pashpresë dhe të pakthyeshme”.

SHKARKO APP