SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, depozitohen 2 raportet në Kuvend

Këtë mbrëmje në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy raportet që do të përdoren nesër në seancë plenare. Është SPAK-u i cili kërkon autorizim për arrestimin e Sali Berishës.

Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejd Alibeaj që ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve.

Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK-ut që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

SHKARKO APP