SPAK kërkon izolim në banesë me policë! Berisha nuk shkon në seancë, çon avokatët

Sot pritet të jepet vendimi i GJKKO-së në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore. Avokatët e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Ata kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

SHKARKO APP