SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

SPAK ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas raportimeve mediatike SPAK i është drejtuar GJKKO me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Megjithatë, SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke iu drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

SHKARKO APP