SPAK kërkon sekuestrimin e një apartamenti në përdorim nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese
SPAK kërkon sekuestrimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Apartamenti është në emër të vëllait të ish-gjyqtarit.
Por nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e apartamentit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja po përballet me drejtësinë për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë. Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi.
Gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani e pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim në themeli dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë.
Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.