SPAK lëshon 22 urdhër-arreste për dosjen 339, mes tyre edhe funksionarë lokalë
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar 22 urdhër arreste për dosjen e shumëpërfolur 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.
Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Has.
Urdhër-arrestet janë lëshuar me vendim të GJKKO me kërkesë të SPAK.
Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për funksionarë që kanë dalë nga përgjimet e transkriptuara.
Në mesin e urdhër-arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz të thjeshtë, të cilët janë të implikuar në një nga çështjet e sipërpërmendura.
Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar.
KOHA JONË SONDAZH

