SPAK lëshon urdhër-arreste për 44 persona, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal. Disa në pranga
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar urdhër arreste për 44 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal.
Një operacion kundër trafikimit të shitjeve të lëndëve narkotike drejt Italisë po zhvillohet në 5 qytete të vendit për goditjen e grupeve kriminale. Burime bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet nga SPAK në qytetin e Vlorës, Tepelenës, Durrësit, Tiranë dhe Lezhë dhe po të njëjtat burime mësojnë se në kuadër të këtij operacioni janë prerë 44 masa-arresti, ndërsa policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre dy efektivë policie, një në Gjirokastër dhe një në Tepelenë.
Në qytetin e Vlorës, janë prerë 8 urdhër-arreste, ndërsa deri tani janë 6 të arrestuar. Një nga personat nuk u gjet në banesë, një tjetër ishte arrestuar më herët. Aksioni i SPAK në Vlorë është zhvilluar në orën 4-5 të mëngjesit nëpër shtëpia. Personat e arrestuar të përfshirë në trafikun e narkotikëve në Belgjikë e Itali.
Aksioni i SPAK po kryhet bashkë me autoritetet italiane, ndërsa operacioni është në vijim dhe priten të tjera shoqërime.
KOHA JONË SONDAZH

