SPAK lëshon urdhër-arreste për disa persona, mes tyre ish-shoferi i Ardi Veliut dhe dy policë të Portit Durrës

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për persona të akuzuar për grup kriminal.

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Pjesë e personave të rënë në “rrjetën” e SPAK dyshohet se janë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve punonin në Portin të Durrësit. Ndërkohë janë edhe 10 urdhër arreste për persona të tjerë.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar për veprën e pastrimit të parave, ku janë sekuestruar para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Policia po ushtron kontrolle në disa banesa dhe në një laborator analizash ku punonte bashkëshortja e ish-shoferit të Ardi Veliut, ish-drejtorit të policisë, aktualisht drejtor i AMP.

Operacioni i përbashkët me autoritetet franceze po kryhet në Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë.

SHKARKO APP