SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit. Nën akuzë ish-ministri i Shëndetësisë dhe 8 të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Më pas dosja i referohet GJKKO, e cila do vendosë nese do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nësë do ia rikthejë SPAK për plotësime të tjera.

Më herët, për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “detyrim paraqitje”.

 

SHKARKO APP