SPAK mbylli hetimet, Meta: Të hetohet se kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat në parti
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024. Ai përshëndeti mbylljen e hetimeve që i quajti të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019.
Meta thekson në postimin e tij në Facebook se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS.
Postimi i plotë
Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.
Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.
Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.
Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh.
Dosja e Metës për gjykim, avokati: Asgjë e re nga dosja CEZ-DIA
KOHA JONË SONDAZH

