SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhinës, shkak një përgjim për 6 marsin

SPAK-u ka marrë të pandehur Edison Memollën, kryebashkiakiun e Rrogozhinës. Kjo pasi ai akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”.

Bëhet fjalë për një përgjim sipas të cilit pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

Memolla është parë mesditën e sotme nën shoqërinë e avokatit të tij duke dalë nga Prokuroria, ku mësohet se i është komunikuar akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët në prill të këtij viti ai është paraqitur në SPAK mbi dyshimet se ka bërë punësime fiktive në bashki.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?