SPAK merr të pandehur një gjyqtare te KPK
SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.
Kjo e fundit, sipas Prokurorisë së Posaçme, akuzohet për deklarim të rremë dhe falsifikim të dokumenteve, vepra këto të kryera në momentin që Çiftja ka aplikuar për të qenë pjesë e KPK. Etleda Çiftja është anëtarja e 3 e organeve të Vettingut që merret e pandehur nga SPAK.
Më herët para bankës së të akuzuarve kanë dalë gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Ashtu si ata edhe për komisioneren e KPK pritet që të merret masa e pezullimit nga detyra.
Burime nga SPAK tregojnë se edhe një anëtare tjetër e KPK po hetohet pasi jep vendime në raport me shumat që paguajnë ose dyshohet se grupe kriminale e financojnë për të ngelur prokurorë që i kanë arrestuar.
KOHA JONË SONDAZH

