SPAK ndërhyn në çastin e fundit, gjyqtarja Hoxha do të lironte një tjetër të dënuar për vrasje

Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ka liruar nga burgjet disa të fortë të dënuar për vrasje, mësohet se Hoxha bashkë me avokatin e Shullazit dhe 8 persona të tjerë, do të lironin një tjetër të dënuar.

Këta persona po planifikonin lirimin e një të dyshuari për vrasje nga burgu i Fushë-Krujës. Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku, kishin marrë një shumë të konsiderueshme parashë për lirimin e të dënuarit për vrasje.

Kompjuterat personale dhe të gjitha dokumetet e saj janë marrë në sekuestrim nga ana e SPAK. Tashmë gjyqtarja do të përballet me akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?