SPAK: Në orën 18:00 do të jemi te kryesia e Kuvendit
Ditën e djeshme SPAK kërkoi nga Kuvendi të lejojë arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre me inceneratorin e Fierit, ku përfitoi mbi 14 milionë lekë. Pasi mori kërkesën e SPAK, Kuvendi vendosi të mbledhë Këshillin e Mandateve sot në orën 18.00.
SPAK ka konfirmuar se pasditen e sotme do të jenë në kryesinë e Kuvendit në orën 18.00 për zhvillimin e mbledhjes.
“Do jemi në Kuvend në orën 18.00 për ne nuk ka dorëheqje në rrjetet sociale, por të njoftohemi zyrtarisht nga parlamenti”, thotë SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

