SPAK arreston kryebashkiakun e Bulqizës

Sonte kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit. Arrestimi vjen me urdhër të SPAK-ut, kjo për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Urdhër ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

SHKARKO APP