SPAK nis hetimet për përgjimet, Vasili publikon video-n: Rama gënjen trashë, pse është trembur?

Sot SPAK tha se ka nisur hetimet për përgjimet e anti-mafias Italiane, ku përmenden figura të rëndësishme të Rilindjes. Hetimet janë për grup kriminal e pastrim parash. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka publikuar një video në facebook, pyet pse kryeministri Edi Rama gënjen. ”Edi Rama gënjen e thotë që hetimi dhe përgjimet s’kanë asnjë lidhje fare me Shqipërinë. Çfarë halli të madh ka dhe pse është trembur kaq shumë Edi Rama, që gënjen kaq trashë për Ndrangetën, që është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Çfare halli të madh ka Rama, që gënjen kaq trashë per Ndrangeten!(VIDEO). Ambasadori italian tha dje ne Euronews Albania lidhur me pergjimet “Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti i imagjinon, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë”.

Ndersa SPAK sot informon ”Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë”,-deklaroi SPAK në një njoftim për shtyp.

Ndersa Edi Rama genjen e thote, qe hetimi dhe pergjimet s’kane asnje lidhje fare fare fare me Shqiperine. Cfare halli te madh ka dhe pse eshte trembur kaq shume Edi Rama, qe genjen kaq trashe per Ndrangeten, qe eshte ulur kembekryq ne mes te Tiranes. Shiheni ne VIDEO se si genjen Rama.

SHKARKO APP