SPAK: Për Alqi Bllakon 4 vite burg, ndërsa Kokës t’i shtohet dënimi për “shpërdorim detyre”

SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit.

Në seancën që u zhvillua në Apel, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri i Mjedisit është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?